0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Nëse jeni adhurues i shpagetave, duhet ta provoni këtë: Carbonara, sipas recetës së Gordon Ramsey!

Vështirë se ka një person që nuk do ta shijonte këtë pjatë, veçanërisht nëse është kremoze, e lëngshme dhe e shijshme

Përbërësit:

 një copë të imët proshutë e tymosur
▪ gjysmë pako shpageta
▪ 2 të verdha veze
▪ 2 kërpudha të mëdha
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 1 spec djegës
▪ pak bizele të ngrira
▪ 180 gr salcë kosi
▪ parmigiano
▪ kripë
▪ piper
▪ vaj
▪ majdanoz

Përgatitja:

1. Hidhni shpagetat në ujë të valuar.

2. Në një tigan ngrohni pak vaj ulliri dhe shtoni proshutën e prerë në kube.

3. Hudhrën priteni imët, shtoni proshutën, kërpudhat e grira, specin djegës të grirë imët dhe pak bizele.

4. Në një enë në të cilën keni ndarë të verdhat e vezëve shtoni parmezan të grirë në rende dhe ajkën.

5. Të gjitha bashkoni mirë dhe shtoni pak ujë dhe sërish përzieni.

6. Nga uji në të cilin janë zier shpagetat merrni rreth 10 lugë dhe hidhni në tigan me pak proshutë dhe me përbërësit e tjerë.

7. Kur të jenë zier shpagetat, kulloni dhe shtoni në tigan.

8. Të gjitha përzieni mirë, shtoni tretjen e të verdhave të vezëve dhe sërish përzieni.

9. Hidhni sipër majdanozin e grirë, përzieni mirë dhe shërbejeni në pjatë.

Ju bëfshin mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img