6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Avril Lavigne kundër Mark Zuckerberg: Ki kujdes, po promovon bullizmin! (Video)

Avril Lavigne është vënë kundër Mark Zuckerberg pasi ai ka lançuar një video në të cilën thuhet se paragjykonte këngët e grupit Nickelback.

Gjatë kësaj jave, CEO i Facebook ka lançuar “shërbëtorin dixhital”, një pajisje teknologjie shtëpiake e quajtur ndryshe Jarvis.
Në një video demonstruese  mbi këtë risi të teknologjisë, Mark ka bërë një shaka lidhur me grupin Nickelback.
“Na luaj disa këngë të mira të Nickelback”,- ka thënë Mark. “Më vjen keq, kam frikë se nuk mundem… nuk ka këngë të mira të tyre”,- është përgjigjur pajisja.
“Mirë. Në fakt, ky ishte thjesht një test i pajisjes”,- është shprehur CEO i Facebook-ut.
Duket se kjo nuk i ka pëlqyer këngëtares Avril Lavigne, e cila ka shkruar një status në Twitter në mbrojtje të grupit të këngëtarëve.
“I dashur Mark, shumë njerëz përdorin produktet tuaja, disa i duan e disa të tjerë jo. Pavarësisht gjithçkaje juve ju lejohet të jepni mendimin tuaj mbi preferencat muzikore, por shakaja mbi Nickelback të lë një shije të keqe. Duhet të keni kujdes çfarë thoni, sidomos nëse flet dikush si ju.  Duhet të jeni më i kujdesshëm kur promovoni bullizmin, sidomos duke marrë parasysh se çfarë ndodh në ditët e sotme. #thuajjobullizmit #Nickelbackkashitur50milionkopjealbumi”,- ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Kujtojmë se Lavigne ka qenë e martuar me këngëtarin kryesor të grupit, Chad Kroeger. Ata u divorcuan në vitin 2015. /Blitz

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img