2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sa kallëzime penale e informata ua dorëzoi AKK autoriteteve për zyrtarët që nuk e deklaruan pasurinë

Nga 1 janari e deri tash, Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se ka përcjell 60 kallëzime penale, 11 informata në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe 3 informata në Polici.

Këto kallëzime janë për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Në mesin e zyrtarëve kundër të cilëve janë përcjellë këto raste ka edhe zyrtarë të lartë. 

Lumie Demi nga Agjencia Kundër Korrupsionit i ka thënë Gazetës Express se në këtë listë ka edhe: ministër, zëvendësministër, kryeprokuror, gjyqtar, anëtar i këshillit drejtuar të universiteteve publike, prodekan, sekretar fakulteti, asambleist dhe jo vetëm.

“…Këshilltar politik dhe ish këshilltar politik në Zyrën e Kryeministrit, Këshilltar politik dhe këshilltar politik në Ministri, Këshilltar të Jashtëm në Ministri, Anëtar dhe ish anëtar të këshillave drejtuese të institucioneve kulturore, Anëtar të bordit të drejtoreve në ndërmarrjet publike qendrore dhe  anëtar të bordit të Drejtoreve në ndërmarrjet publike lokale, Drejtor departamenti në ndërmarrjen publike qendrore, Drejtor klinike, Ish sekretar i përgjithshëm në nivel qendror, Drejtor në nivel qendror, Auditor të brendshëm në nivel qendror, Drejtor dhe ish drejtor në Policinë e Kosovës, Drejtor në nivel komunal, Sekretar i dytë në misionet diplomatike, Sekretar i tretë në misionet diplomatike”, thuhet në përgjigjen e saj.

Emrat e këtyre personave s’kanë pranuar t’i japin nga AKK’ja, duke thënë se është informacion secret.

“Rrjedhimisht, Agjencia në asnjë rast nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi.

Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Ajo dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Drejtori i AKK, Yll Buleshkaj i tha Gazetës Express se kallëzimin penal e kanë dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, ka thënë Buleshkaj.

Ministrja Hajdari tha për Express se nuk është njoftuar për diçka të tillë.

“Tash ma dërguan një screenshot por nuk munda as ta shikoj. Do ta shohë pas takimit”, tha ajo.

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë në Kosovë, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Derisa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img