-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Letra për Washington, krejt çfarë Osmani i kërkoi presidentit Biden

Presidentja Vjosa Osmani i ka shkruar një letër presidentin amerikan Joe Biden për t’i ndihmuar Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO.

Në letrën e dërguar, Osmani ka shkruar se Kosova aktualisht është një faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal dhe ka përmendur arritjet e shtetit në respektimin e demokracisë, duke thënë se Kosova si vend i dalë nga lufta, shërben edhe si shembull në këtë drejtim për skenën ndërkombëtare.

Osmani i ka thënë Bidenit se rrethanat e reja të krijuara në Europë pas sulmit rus në Ukrainë kanë prodhuar edhe urgjencën e Kosovës për të hyrë në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë qëllimi ynë, por sot  – nën dritën e ngjarjeve të paprecedenta në kontinentin Europian  – është prioriteti ynë kryesor i sigurisë kombëtare. Europa është duke u përballur me kohërat më të errëta dhe të rrezikshme që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Derisa ne ndajmë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë e një rëndësie kruciale. Argumentet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO shpërfillin rëndësinë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk i shërbejnë interesit të botës së lirë demokratike, e cila është e rrethuar nga tendencat në rritje autoritare dhe politikat e tyre agresive”, ka shkruar Osmani në letër.

Osmani ka shkruar se Kosova edhe pse është vendi më pro amerikan dhe më pro NATO në botë, megjithatë, edhe sot e kësaj dite “mbetet e përjashtuar nga procesi, marrëveshjet dhe programet e zgjerimit të NATO’s, siç është Partneriteti për Paqe (PfP) dhe ende nuk është bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut (A5)”.

“Ne shprehim besimin dhe pritshmërinë tonë që SHBA’ja do të përdorë lidershipin dhe ndikimin e saj për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit në NATO për Kosovën duke filluar me programin PfP dhe anëtarësimin e plotë në Kartën e Adriatikut”,

Osmani në fund ka thënë se mezi pret që të takohet me presidentin Biden personalisht./Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img