2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Skandal: Të gjitha faqet e ambasadave të Kosovës jashtë funksionit, ishin në dorë të një kompanie private

Të gjitha faqet e ambasadave dhe të konsullatave të Kosovës janë jashtë funksionit për afro një javë. Kompania private “Spinp Agency”, që administronte domenët dhe hostonte uebfaqet online të ambasadave, ka ndërprerë bashkëpunimin me Ministrinë e Jashtme.

Pronari i kompanisë, Armend Aliu, ka thënë për Gazetën Express se në kontratën që ka me ministrinë, e që është njëvjeçare, nuk është paraparë pagesa për hostimin e uebfaqeve që janë në përgjegjësinë e MPJ-së.

“Domeni është në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ne veç i kemi kryer shërbimet që i kemi me kontratë. Kontrata është publike. Kontrata nuk është ndërprerë. Problemi është që me kontratë nuk është paraparë pagesa e hostimit për këto ambasada dhe konsullata. Jemi mundu me i përkrahë dhe ju kemi shtru si kërkesë, të njëjtit kanë vazhduar derisa ka ardhur një moment që nuk e kanë paguar dhe ne nuk mundemi më shumë me iu ofruar shërbime”, tha pronari i kompanisë, Armend Aliu. 

Aliu është pyetur nga Gazeta Express se përse domeni figuron nën administrimin e kompanisë së tij private, ai ka thënë se domeni është në emër të ministrisë. Është përgjigjur duke thënë se kompania e tij vetëm ka kryer punët e kontraktuara.

“Domeni është i regjistrum në emër të ministrisë së punëve të jashtme, ne vetëm i kemi kry shërbimet që i kemi me kontratë. Ne e kemi kontratën veç për mirëmbajtje por jo edhe për hostim dhe tash ka skaduar kontrata dhe për këtë arsye është dashur me bërë zgjidhje që me hostu diku, nuk është detyrë e jona, nuk është pjesë e jona”, tha pronari i kësaj kompanie.

Që domeni i ambasadave dhe konsullatave figuron nën administrimin e kompanisë së tij, Aliu ka thënë se ky nuk është një problem i madh. Ai ka thënë se “Spinp Agency” vetëm i ka paguar domenët.

“Ne kemi kontratë për mirëmbajtje të faqeve dhe asgjë më shumë, ajo është problematikë e vogël që nuk është shumë me rëndësi për shkak se ne kur i kemi paguar domenat ata janë në platformën e kompanisë tonë . Na domeni i kemi pagu, janë në platformën e kompanisë tonë mirëpo janë të MPJ’së ne kryejmë veç shërbim, me kontratë është e rregulluar”.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të artikullit.

Faqja e ambasadës së Kosovës në Gjermani

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img