1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Çka me i bë kësaj energjie? Me ia dhënë KOSTT-it?”, Kurti e jep shpjegimin në Kuvend për eksportin e rrymës

Kryeministri Albin Kurti i ka komentuar raportimet për eksportimin e energjisë elektrike nga Kosova në muajt janar dhe shkurt. Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se njëri nga faktorët e kësaj është keqkuptim.

“Ajo çfarë po përgjigjem tash, e më vonë do të flasë për çështjen e çmimeve është se eksportimi i energjisë që u tha për muajt janar dhe shkurt, janë tre faktorë, njëri prej të cilëve është keqkuptim dhe po ia filloj prej këtj. Faktori i parë është tranziti i energjisë. Tranziti i energjisë nuk është eksport. Kur Serbia i shet energji Shqipërisë ose anasjelltas; kur Maqedonia e Veriut i shet energji Malit të Zi ose anasjelltas, ajo kalon nëpër Kosovë, hyn e del, por ajo që del nuk është eksport. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e keqkuptojmë”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë tregoi se Ujmani eksporton energji elektrike me çmim të lirë në bazë të disa kontratave.

“Faktori i dytë është që Ujmani ka kontrata afatgjata të eksportit të energjisë. Me 38 euro e shet një megavat orë, por ne i kemi gjetë ato kontrata… Ujmani eksporton se e ka obligim kontraktual shitjen kaq të lirë në një krizë energjetike”, tha ai.

Kurti si faktor të tretë e përmendi “tepricën e energjisë elektrike” pas mesnatës, “sidomos në orën 3, 4 dhe 5 pas mesnatës”.

Gjatë kësaj kohe prodhimi është më i lartë sesa konsumi dhe Kurti tha se energjia elektrike në këtë kohë është e natyrshme të eksportohet.

“Çka me i bë kësaj energjie? Me ia dhënë KOSTT-it? Çfarë i vyen KOSTT-it. Tepricën natyrisht që e eksporton”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img