20.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj në takim me Shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, flasin për agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Siç njoftohet, Mehaj e njoftoi Viehe me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK si dhe planet për të ardhmen.

Gjithashu, ministri e njoftoi edhe me bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri dhe FSK.

Tutje Mehaj dhe Viehe diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Mehaj, theksoi rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Për angazhimet zyrtare të institucioneve të vendit, në fund Mehaj e njoftoi Viehe edhe me strategjinë aktuale shtetërore në funksion të proceseve integruese të Kosovës në NATO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img