12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi i IPK-së thotë se policët dhe doganierët e arrestuar u përfshin në vepra penale mbi 400 herë

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj tha sot se zyrtarët e arrestuar nga Policia dhe Dogana ishin përfshirë në “mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Hodaj, në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi dhe drejtorin e Policisë, Samedin Mehmetin, tha se IPK muaj më parë ka pranuar informacionet e para për zyrtarët e arrestuar.

“IPK, muaj më parë kanë pranuar informacione lidhur me dyshime për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë”, tha ai.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit janë të involvuar në qindra herë, apo mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, theksoi Hodaj.

Ai njoftoi se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë dhe se ndaj zyrtarëve policorë është bërë rekomandimi për suspendim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img