7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryeprokurori Lumezi e konfirmon: Janë arrestuar 50 zyrtarë të shteti, të tjerët në arrati

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje për aksionin e madh “Pika”, kundër krimit e korrupsionit në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Lumezi ka konfirmuar se deri tani janë arrestuar 50 persona teksa hetimet janë duke u zhvilluar ndaj 68 gjithsje.

Kryeprokurori njoftojë se janë duke bashkëpunaur edhe me shtetin shqiptar për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

“Në moment të zbulimit të identiteti të kryeseve të veprave penale kemi nxjerr aktvendim për hetim të 68 personave, sot jeni njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës”, ka thënë Lumezi.

“Ndërsa persona tjerë ndaj të cilëve është nxjerr aktvendimi për hetime, janë në arrati disa shtetas të Republikës së Kosovës dhe jemi duke bashkëpunuar edhe me Shqipërinë, për të siguruar provat”, deklaroi Lumezi.

“Sot janë arrestu 50 persona dhe nga ata persona janë konfiskuar telefonat mobil, të cilët janë shfrytëzuar, të cilët do të na shërbejnë më vonë në procedurë penale”, tha kryeprokurori.

Lumezi e cilësoi si njërin ndër aksionet më të suksesshme në Republikën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img