Lulzim Jashari, biri i komandantit legjendar Adem Jashari, po tregon një afërsi me zyrtarët e VV-së.
Sot gjatë ditës ai është parë në një lokal bashkë me disa nga figurat më të njohura të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pjesë e kësaj ndeje bashkë me Lulin ishin, ish ministri i shëndetësisë Arben Vitia, sekretari i MSH-së Naim Bradiqi, dhe zyrtari i lartë i VV-së Elvis Hoxha.
Edhe me datë 17 shkurt kishte qenë vetë Lulzim Jashari që kishte pritur në vizitë kryeministrin Albin Kurti.
Takimin e sotshëm e ka bërë publik përmes rrjetit social në facebook, zyrtari i VV-së, Elvis Hoxha.
Postimi i plotë:
Me Lulzim Jasharin, Arben Vitinë dhe Naim Bardiqin në një nga ato biseda ku thjeshtësia e miqësisë është edhe thjeshtësia e së vërtetës.