Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka njoftuar se kreu i shtetit ka shkuar në spitalin ushtarak për t’i vizituar ata që u plagosën duke luftuar kundër forcave ruse.
Në këtë spital, Zyra e Zelenskiyt thotë se po trajtohet personeli ushtarak që u plagosën në rajonin e Kyivit.
“Kreu i Shtetit akordoi medalje ushtarake për kurajon dhe përkushtimin”, njoftoi zyra e presidentit ukrainas, duke shtuar se ai i ka shprehur mirënjohje edhe stafit të spitalit për punën shembullore në kushte të vështira.
Zelenskiy po ashtu foli me menaxhmentin e spitalit për nevojat e kësaj qendre dhe masat e veçanta të marra gjatë luftës.