1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gastronomet: Çmimet do të ngritën, s’kemi zgjidhje tjetër

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e çmimit në gastronomi për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizmit. Kjo shoqatë kërkon që TVSh-ja të jetë 8 % në mënyre që të dalin nga kriza në të cilën ndodhen.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thotë se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë.

“Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasoj e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve nga furnitorët.. Nuk është kjo një lloj vendimi, kjo është gradualisht, shkon në përputhje me gjendjen dhe me krizën e cila vetëm po shkon duke u thelluar. Kemi pa edhe çmimet e vajit, miellit, sheqerit, kripës po ashtu edhe të kafes”, thotë Vranica.

Derisa presin takim me Ministrinë Financave dhe Ministrinë e Tregtisë, Vranica kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e kërkesave të tyre.

“Nuk është qëllimi me rreziku konsumin, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Ose duhet të rriten çmimet ose duhet të rritet infomaliteti brenda bizneseve të cilat dëshirojnë ta ruajnë stabilitetin e çmimeve. Qeveria, Ministria e Financave, Ministria Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë t’i shqyrtojnë heqjen ose uljen e disa prej tatimeve, kostos së prodhimit…TVSh- ja në 8 % do të ishte një përkrahje e jashtëzakonshme për sektorin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të dalim sa me shpejtë nga kjo gjendje e krizës e cila po thellohet çdo ditë e më shumë”, tha ai.

Pronari i një kafiterie në kryeqytet, Faton Osmani thotë për KP, se nuk do te bëjnë rritje vetëm te kafet, por edhe te ushqimi.

“Arsyeja që do t’i rrisim kafet është njerëzit kanë shumë pagat e vogla 250-300 euro, nuk e di se si po mbijetojnë, kështu që ne ende nuk kemi marrë qind për qind me i shtrenjtuar kafet, por po shihet që është luftë Rusi-Ukrainë edhe importi-eksporti është më i ngadalshëm dhe ne e kemi marrë parasysh. Ende nuk kemi biseduar me oden e gastronomisë, kështu që kur të marrim vendimin, ne do t’i rrisim kafet. Kur të marrim vendimin do t’i rrisim kafet, jo veç kafet por edhe pjesa e ushqimit”, deklaroi ai.

Për qytetarë rritja e çmimit të kafes nuk është shqetësim. Ata thonë se kafja nuk është elementare. Perparim Uka thotë se për të rinjtë ky vendim do të jetë i mirë, pasi që ata do t’i vizitojnë më pak kafiteritë.

“Shtrenjtimi i kafes për mua është ide e mirë, për shkak së të rinjtë besoj që e stopojnë pak kafet, i kthehen bibliotekave e librave më shumë se kafiterisë… Shpresoj se ky shtrenjtimi i kafeve t’i bej mirë studenteve dhe t’i kthehen bibliotekës e të mësojnë”, tha ai.

Albert Zenuni thotëse pasi që ka rritje në të gjithë sektorët, nuk e ka problem shtrenjtimin e kafes.

“Janë shtrenjtuar të gjithë, edhe kafet le të shtrenjtohen. Kafja nuk është elementare, mundemi edhe pa kafe me jetuar”, shprehet ai.

Fitore Kryeziu thotë se shtrenjtimi i kafes është e përballueshme.

“Shtrenjtimin e kafes e përballojmë disi. Për disa qytetarë po, për disa jo varet. Për mua nuk e kam problem edhe pse është rritur”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img