3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

8 milionë euro është dëmtuar buxheti nga faturat fiktive

Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar të hyrat dhe veprimet e ndërmarra gjatë këtij viti, ku sipas të dhënave administrata ka mbledhur 393 milionë euro, ndërkaq, në emër të kontributeve pensionale janë mbledhur 135 milionë.
Drejtori i kësaj administrate, Sakip Imeri ka thënë se nga efektet e pakos fiskale, bizneset kanë përfituar lirime në vlerë prej 47 milionë euro. Ai ka shtuar se nga veprimet e ndërmarra prej ATK-së pas dallavereve të mëdha me mashtrimet me fatura, kanë arritur të mblidhen 8 milionë euro.Imeri ka thënë se kjo veprimtari ka dëmtuar shumë këtë administratë, ndërkaq, ka thënë se si një nga masat preventive të ndërmarra nga janari do të lëshohet për përdorim aplikacioni që mundëson deklarimin e TVSH-së nga librat e shitjes dhe blerjes përmes deklarimit elektronik EDI. Për shkak të shkeljes së detyrave të punës brenda këtij viti janë marrë masa disiplinore për 33 punonjës të saj.
Po ashtu, Imeri ka treguar se edhe në katër komunat që ndodhen në veri të Mitrovicës, ka biznese që janë të pajisur me numër fiskal.Sipas tij, ATK vetëm nga borxhet këtë vit i ka inkasuar 54 milionë euro, ndërsa, ligji për faljen e borxheve janë inkasuar 13 milionë euro, 3 milionë euro më shumë se sa ka qenë e paraparë. Ndërsa, 33 zyrtarë të ATK, kanë qenë në masa disiplinorë gjatë vitit 2016.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img