1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria në aksion kundër mashtruesve me çmimet e produkteve – këto janë veprimet që do t’i ndërmarrë

Prokuroria e Shtetit ka reaguar pas raportimeve për manipulim me çmime të produkteve ushqimore, konkretisht vajit nga disa markete në Kosovë.

Prokuroria me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës dhe organizatave të biznesit e të cilat keqpërdorin pozitën monopoliste.

Organi ndjekës ka bërë të ditur se do të veprojnë ndaj atyre që në kundërshtim me ligjin ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimorë.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img