7.3 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

CIA del me shifër ndryshe nga Ukraina mbi numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

CIA ka bërë me dije se 2000-4000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë, duke hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës, që thotë se që prej nisjes së pushtimit, 12 000 ushtarë rusë kanë humbur jetën, raporton A2CNN.

Gjithashtu, Ukraina pretendon se ka shkatërruar 48 avionë dhe 80 helikopterë rusë, 303 tanke, mbi 1000 mjete të rënda ushtarake, 60 depozita nafte, 56 raketahedhëse dhe pajisje të tjera.

Kreu i CIA-s, William Burns, theksoi se “Vladimir Putin nuk do të tërhiqet, por nuk shohim se si presidenti rus mund të arrijë qëllimin e tij për të marrë Kievin dhe për të zëvendësuar Zelenskin”.

Ndërkohë, sipas autoriteteve ruse, humbjet e tyre janë rreth 500, shifër e publikuar 6 ditë më parë./A2CNN

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img