2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ndotja e mjedisit

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj

Mjedisi është një e mirë e përgjithshme (erga omnes), për tërë njerëzimin dhe botën e gjallë, duke i përfshirë bimët dhe shtazët. Mjedisi do të thotë është toka, uji, ajri, më të gjithë pjesët e botës. Është res communis omnium, pra është e imja, e jotja, edhe e atyre që do të vinë pas nesh. Kemi të drejtë ta shfrytëzojmë deri në atë pikë sa të mos shkelim të drejtat e tij, kemi obligim që ta mbrojmë dhe bartim përgjegjësi nëse e dëmtojmë.

Sot, shqetësimi më serioz në mbarë botën është niveli i rritjes se ndotjes së mjedisit. Pakujdesia, brishtësia dhe degradimi që kemi në raport me tokën, pyjet, ujin, ajrin nuk është vetëm perceptim, por është kërcënim serioz ndaj mjedisit që na rrethon.

Ne me veprimet tona të pamenduara ndikojmë negativisht në sistemin ekologjik. Ne fatkeqësisht sot pa menduar hedhim mbeturina kudo, ndotim ujërat e lumnjëve e liqeneve, presim pyjet pa kontrollë etj.

Zhvillimi ekonomik nuk mund të shikohet i izoluar nga ai social dhe ekologjik. Zhvillimi i Qëndrueshëm nënkupton një zhvillim të përgjegjshëm.

Zhvillim ekonomik është ai zhvillim që mban parasysh nevojat e shoqërisë dhe mjedisit. Ai është zhvillim që është zhvillim gjithëpërfshirës që prek të gjitha shtresat e shoqërisë. Është zhvillimi që përfitojnë të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nuk ka kosto ekologjia e tokës.

Andaj, para se të merren masa represive, është më se e domosdoshme të merren masa preventive dhe edukuese. Këto të fundit mund të bëhen me kampanja vetëdijusuese dhe paralajmërime për dëmet që i shkaktojmë jetës sonë dhe të atyre që do të vinë pas nesh!

(Autori është Master në Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor, studimet i ka përfunduar në Estonian University of Life Science në Tartu- Estoni, qëndrimet në këtë status janë personale).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img