1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Në zemër të Arktikut, dalin pamjet e thesarin që financon luftën e Putin

Gazi rus është “asi” i Vladimir Putin në përballjen e tij me Perëndimin, që ka marrë zhvillime dramatike prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi i Ukrainës. Por për nxjerrjen e tij, në zonat më të ftohta të globit, inxhinierët rusë duhet të zhvillojnë një luftë të vërtetë me kushtet atmosferike.

Gazetari i “The Guardian”, Justin Jin, e ka vizituar këtë pasuri të rusëve, që sot, në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin janë më të tensionuara se kurrë, ka vlerë edhe më të madhe.

Arktiku rus është një sipërfaqe prej 7000 kilometrash katrorë, në Polin e Veriut, dhe shtrihet nga Finlanda deri në Alaskë. Kushtet e jetesës aty janë ekstremisht të vështira, por aq mjafton për të punuar për nxjerrjen e gazit të fshehur nën tokë.

Në dekadat e fundit, teksa shkencëtarët rusë zbulonin miliarda tonelata naftë dhe gaz të “burgosur” nën tundrën arktike, Kremlini ka mbështetur kompanitë energjetike ruse që të mos i humbin këto burime strategjike. Inxhinierë dhe minatorë nga e gjithë bota punojnë me periudha të shkurtra, duke kërkuar thesarin e fshehur disa kilometra nën tokë. Ata shkojnë atje me pajisje të shtrenjta e të sofistikuara dhe fitojnë shuma të konsiderueshme për mundin e tyre. Për të mbërritur në disa prej zonave, udhëtimi zgjat deri në 40 orë. Pemët zhduken dalëngadalë dhe i ftohti polar mbështjell trenin, i vetmi mjet për të arritur deri në cepin më të largët.

Në këtë pjesë të globit përzihen mënyra jetese që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Për qindra vite, Arktiku rus ka qenë vetëm shtëpia e nenetëve, një popullsi indigjene që merrej me rritjen e drerëve, kryesisht për mishin e tyre, por së fundmi edhe për brirët, që shiten si afrodiziak në Kinë.

Kur qeveria sovjetike u përpoq të detyronte këta nomadë që të ngrinin kooperativa, disa prej tyre përfunduan nëpër pallate, duke ndryshuar në mënyrë drastike jetën. Në këto qytete të ngritura aty, jetojnë ende sot edhe trashëgimtarët e të burgosurve të Stalinit. Edhe pse gulagët u shpërbënë pas vdekjes së diktatorit në vitet 1950, shumë ish të burgosur vendosën të qëndronin aty.

Rrogat më të larta se mesatarja u përdorën për të tërhequr minatorë. Për pak kohë, zona lulëzoi. Por kjo nuk zgjati shumë. Goditjen përfundimtare ia dha shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Banorët e qyteteve, që janë deri në 1900 kilometra larg Moskës dhe temperaturat arrijnë deri në -50 gradë celsius, zgjodhën të largohen. Sipërfaqe të tëra sot janë të shkretuara. Megjithatë, qeveria ruse po përpiqet me çdo kusht që të rigjallërojë zonën, duke e ditur mirë se sa i rëndësishëm është thesari qe fshihet poshtë saj, aq më tepër në kohë lufte./A2 CNN

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img