2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Duda Balje thotë se më shumë ofendohet nga gratë se nga burrat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në prag të shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se më shpesh është ofenduar nga gratë për mënyrën se si ajo bën paraqitjet.

Balje është shprehur se kjo për të ka qenë më e vështirë, sesa kur ka pranuar komente ofenduese nga burrat.

”Unë në karrierë kam përjetuar një kohë më të vështirë, por dua të nënvizoj se gjithmonë kam pasur komente ofenduese nga ana e femrave se nga ana e meshkujve”.

”Dhe këtu në shumë pika pajtohem me kryeministrin se ne duhet t’i ndihmojmë njëra-tjetrës. Jemi duke folë për këtë ne, por nuk po e bëjmë këtë”.

”Nëse nuk mund të bëjmë diçka konkrete për të përmirësuar këtë që ne i bëjmë njëra-tjetrës, atëherë nuk kemi bërë asgjë”, tha ajo në KlanKosova.

”Është gjynah me e bo këtë. Unë me sa kam biseduar edhe me shumë femra në Kosovë që po provojnë të kenë një sukses në puna private apo sektorin shtetëror, më shumë kanë pasur probleme nga ana e femrave”.

”Komente ofenduese kam marrë edhe nga ana e meshkujve, por nuk kam pasë shumë dhimbje, por prapë me vështirë ka qenë kur kam marrë komente ofenduese nga femrat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img