9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shprehen shqetësime për aktivitetin e ish-drejtorëve të AKI-së

Kryespiunët “papërkujdesje”. Ish-drejtorët e Agjencisë së Intelegjencës i drejtohen sektorit privat për punë.

Për më shumë se një vit, Driton Gashi udhëhoqi me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Pavarësisht se ai ishte në krye të një institucioni kaq të ndjeshëm, ai tani punon për një kompani private.

Ai këtë vet e kishte deklaruar gjatë një seance gjyqësore për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq.

Sikur Gashi edhe ish-drejtorët tjerë të AKI-së bëjnë veprimtari jashtë institucioneve shtetërore.

Madje njëri prej tyre ka disa vite që njëri prej tyre ka nisur punën si avokat.

Agron Selimaj këtë profesion filloi ta ushtrojë vetëm pak kohë pasi dha dorëheqja nga pozita e Drejtorit të AKI-së.

“Këtu shtrohet pyetja legjitime se sa është me rrezikshmëri, që këta drejtorët e AKI-së informatat që i kanë marrë gjatë ushtrimit të detyrës t’i përdorin diku tjetër…Nëse një drejtor i AKI-së është lehtësisht i cenueshëm, ai mund të keqpërdoret nga shërbimet e huaja sekrete”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se për ish-drejtorët e AKI-së duhet të përkujdeset shteti, mirëpo ligji aktual për AKI-në nuk e rregullon këtë pjesë.

Deputeti i LVV-së Salih Zyba që është edhe anëtarë i Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, thotë se për momentin nuk ka ndonjë iniciativë për rishikim e këtij ligji.

“Ligji aktual nuk garanton proceset dhe funksionet e tyre të më pasme që nënkupton as varshmërinë financiare apo pozitat e tyre drejtuese në shtet. Nëse ligji hapet për diskutim mund të ketë mundësi për ndryshime të tilla. Momentalisht nuk ka ndonjë iniciativë por edhe në të kaluarën ka pasur diskutime për këtë çështje”, deklaroi Zyba, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së thotë se ish-drejtorët e AKI-së kanë qenë në funksion të subjekteve politika që edhe i kanë emëruar.

“Nga gjashtë sa kanë qenë ata janë vendos në funksion të partive apo institucioneve që kanë vendosur”, deklaroi tutje Zyba.

Sikurse drejtorët edhe udhëheqësit tjerë të AKI-së kanë mbetur pa përkujdesje.

Ish-zëvendësdrejtoresha e AKI-së Vlora Hyseni e ka gjetur veten në Kabinetin e Edi Ramës duke u emëruar këshilltare./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img