3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rrezik që Rusia t’ia mësyj Malit të Zi, Abazoviq flet me Escobarin

I nonominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka biseduar sot emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor me të cilin kanë diskutuar për ngjarjet në Ukrainë dhe aktivitetet e mundshme në të ardhmen për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit në Ukrainë.  

Siç njofton Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq është pajtuar që situata aktuale atje është kruciale për Ballkanin Perëndimor për të treguar përkushtim në mbrojtjen e vlerave të civilizimit dhe të qëndrojë deri në fund bashkë me aleatët e BE-së dhe NATO-së.

“Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë sanksionet me qëllim të ndjekjes së plotë të politikës së jashtme të BE-së. Ne do ta monitorojmë situatën me oligarkët rus dhe do të marrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviq.

Tutje ai ka thënë se me qëllim të ruajtjes së sigurisë janë duke luftuar aktivitetet malinje, e që më herët kanë rezultuar me dëbimin e një diplomati rus nga Mali i Zi.

Ai tutje ka deklaruar tutje  se Mali i Zi përpiqet të jetë shembull i stabilitetit dhe i një politike të qartë evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor, duke promovuar idetë e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës. Për momentin, theksoi Abazoviq, njihen vendet që trashëgojnë vërtetë vlerat e paqes, demokracisë dhe mënyrës evropiane të jetesës.

Abazoviq ka shtuar se në rast se do të krijohet Qeveria e re në krye me të, pushteti i ri do të marrë vendimet që do t’iu ofrojnë mbështetje aleatëve për ta shtypur edhe më fortë agresionin rus.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, falënderoi Malin e Zi për partneritetin dhe tha se mund të llogarisë në gjithë ndihmën e SHBA-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img