Mediat ukrainase janë duke raportuar se gjatë arrestimit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka qëlluar për vdekje një anëtar të grupit negociator ukrainas, Denys Kireev, i cili dyshohej për tradhti të lartë.
“Gjatë arrestimit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës qëlloi për vdekje një anëtar të delegacionit negociues ukrainas Denys Kireev. Ai dyshohej për tradhti të lartë”, shkroi deputeti Oleksiy Honcharenko në kanalin e tij në Telegram.
Ai pretendon se, sipas bashkëbiseduesve në qarqet politike, Shërbimi i Sigurimit kishte prova të qarta për tradhëtinë e Denys Kireev, përfshirë edhe bisedat telefonike.