Presidenti i Ukrainës u lidh drejtpërdrejt me disa sheshe në qytete të ndryshme të Europës ku po mbaheshin protesta kundër ndërhyrjes ushtarake të Rusisë.
Gjatë mesazhit të tij përmes “Zoom”, presidenti ukrainas kërkoi mbështetjen e qytetarëve europianë në këto momente të vështira që Ukraina po kalon dhe mbajti një minutë heshtje për viktimat.
“Këtë minutë heshtje dua t’ia dedikoj të rënëve në luftimet për të mbrojtur vendin e tyre, ushtarëve tanë, atyre që kanë shërbyer me trimëri dhe dhanë jetën. Le të kujtojmë këta ushtarë. Paqja qoftë me ju”, tha mes të tjerash Zelensky.
Protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës u mbajtën në të njëjtën orë në shumë qytete europiane si Bratislavë, Frankfurt, Pragë, Lion, Tbilisi, Vienë dhe Vilnius./a2cnn