-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama “përplas” aktorin e njohur të humorit dhe djalin e tij (Foto)

Aktori i njohur i humorit dhe i estradës së Shkodrës Zef Deda ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë, për caktimin e një pensioni të posaçëm për të si shenjë mirënjohje për kontributin që ka dhënë për vendin dhe artin në përgjithësi.

Përmes një statusi në Facebook, duket se Zef Deda “ka dalë kundër” djalit të tij Julian Deda. Kjo pasi ky i fundit është Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe jo pak herë e ka sulmuar punën e qeverisë.
Në statusin e tij Zef Deda falënderoj ndër të tjera edhe Kryeministrin Edi Rama për mirënjohjen dhe këtë vendim të qeverisë. Ndër të tjera, “Mjeshtri i Madh i Punës” shprehet se ndjehet i përulur përpara publikut shqiptar që gjithnjë e ka mirëpritur dhe duartrokitur në skenë.
“Perulem para spektatorit.
Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem. Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite. Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne. Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem. Por falenderimet kryesore shkojne per familjen time te shtrenjte, qe me ka dhene nje suport te pakufijshem per ta ushtruar profesionin. Falenderoj miqte e mi artiste, me te cilet kam punuar nder vite dhe qe me dhane mundesine ta shprehja me gjithe forcen time ate qe kisha brenda vetes. Falenderoj spektatorin me te mire ne bote, spektatorin shqiptar, i cili nuk i kurseu per asnje moment duartrokitjet dhe vleresimet, perulem par jush. Falenderoj Zotin qe me dha fuqi, energji dhe shendet per t’ja arritur kesaj dite. Jam shume i gezuar. Ju faleminderit.” shkruan aktori shkodran.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img