15.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari britanik-NATO-s: Mos e bëni këtë gjë, mund ta çojë gjithë Evropën në luftë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, në një bisedë për BBC, ka thënë se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrainës duke pasur parasysh rezistencën e forcave ukrainase dhe civilët të cilët përballen me forcat ruse me çfarëdo mjeti që kanë në dispozicion.

Wallace tutje ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të tentohet rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe të bombardojë “pa dallim”.

Megjithatë Wallace thotë se madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia prej 44 milionësh e bën pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.

Sekretari britanik gjithashtu ka thënë se nuk është ide e mirë që NATO-ja të krijojë një “no fly zone”, për shkak se çfarëdo shkelje potenciale nga Rusia “mund të çojë në një luftë në të gjithë Evropën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img