Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër COVID-19 në vend.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën janë miratuar katër vendime. Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur se cilat do të jenë masat e reja.
Nga ato të cilat kanë qarkulluar në bazë të burimeve ditëve të fundit, pritet që ora policore të hiqet dhe të lejohet funksionimi i klubeve të natës si dhe lejimi i dasmave.