Kompania gjigante e veshmbathjeve “Adidas” ka njoftuar për pezullimin e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Rusisë, pasi ky shtet tash e disa ditë është duke e sulmuar Ukrainën, të cilën po tenton ta pushtojë përmes luftës.
Vendimi i kompanisë gjermane është bërë i ditur sot nga zëdhënësi Stefan Pursche.
“Ne mund të konfirmojmë se Adidas po pezullon partneritetin e saj me Federatën Ruse të Futbollit me efekt të menjëhershëm”, tha Pursche për “Anadolu Agency”.
“Adidas” ka dizajnuar fanellat e ekipit kombëtar rus të futbollit për më shumë se një dekadë, pasi partneriteti i tyre filloi në shtator 2008.
Gjatë partneritetit të tyre, futbollistët rusë luajtën në Kampionatin Botëror të vitit 2014 dhe 2018.