Forcat ukrainase thonë se armiqtë e tyre nga Rusia po ushqehen me ushqim të prishur.
Nga Ukraina janë publikuar video që dëshmojnë për ushqim të ushtarëve rusë të skaduar 5 deri në 7 vjet më parë.
Sipas kreut të Administratës Ushtarake Rajonale Sumy, Dmitry Zhivitsky, qyteti i Trostyanets është një qendër ku forcat ruse po kryejnë shumë grabitje.
“Ushtarët rusë shkojnë për pazar, plaçkisin, marrin ushqim. Dmth Rusia e ushqen ushtrine e saj me produkte te skaduara. Është duke e helmuar ushtrinë e vet”, tha ai.