4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Detajet e fundit nga bisedimet Ukrainë-Rusi

Edhe pas katër orësh, po vazhdojnë bisedimet mes delegacionit të Rusisë dhe të Ukrainës. Një zyrtar i Presidencës ukrainase sapo ka thënë se ekipet janë gati për “rundin e tretë të bisedimeve”, transmeton Gazeta Express. 

Bisedimet Rusi-Ukrainë, të cilat kanë nisur sot “pa parakushte”, nuk kanë përfunduar akoma. Pas pak minutash pauzë, pritet që negociatorët të kthehen në tavolinë, ka njoftuar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.

Negociatat po zhvillohen në kufirin me Bjellorusinë. 

Ndërsa, ngjarja më signifikante e këtyre orëve në Ukrainë, është një sulm i kryer nga Rusia në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kahrkivin, derisa po zhvilloheshin bisedimet.

Raportet se në sulmet e para pak orëve kanë vdekur shumë civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img