11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryetari i Komunës së Kllokotit dënohet me një vit burgim, për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me një vit burgim me kusht ish-kryetarin e Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, për veprën penale të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën nga gjykatësi Arben Hoti, pasi paraprakisht u aprovua marrëveshja për pranimin e fajësisë që Dejanoviq së bashku më mbrojtësin e tij, avokatin Elmi Qerimi, kanë arritur me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilir Morina.

Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Dejanoviq nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për një vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img