“Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë”. Të huajt rusë kanë treguar historinë e pritjes “së nxehtë” nga ukrainasit.
Këto janë fjalët e pushtuesve rusë, që janë zënë rob në Ukrainë.
Rojet nga Volgogradi janë penduar për faktin që shkuan në tokën e Ukrainës me luftë.
Forcat ushtarake të Ukrainës kanë publikuar pamje ku ushtarët rusë dëgjohen duke kërkuar të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ndryshe, deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Solomiia Bobrovska ka thënë për T7 se janë duke u përpjekur të shmangin të shtënat ndaj civilëve, teksa shtoi se nuk mund ta thotë numrin e fundit të viktimave.
“Nuk kemi informatat e fundit për këto ditë, por kemi sasi të përafërt të dëmeve të forcave ruse, dhe jemi duke folur për më shumë se 4,000 oficerë ushtarakë, dhe shumë tanke dhe pajisje të shkatërruara. Sa u përket civilëve, janë duke u përpjekur të shmangin të shtënat ndaj civilëve. Por çka kishim dje ishte granatim të ndërtesave civile. Nuk mund ta them numrin e fundit të vdekjeve, por mund ta komentojmë më vonë”, tha deputetja.