-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Truku i Putin, çon njerëz në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën, si dikur Millosheviqi në Kosovë

Presidenti Vladimir Putin, me gjasë i hutuar nga rezistenca ukrainase ndaj trupave ruse, e ka provuar siç thuhet në zhargon “një fore të lodhtë”, për të treguar se është i interesuar për të arritur paqen. Ai e ka dërguar një delegacion në Bjerllorusi për bisedime duke kopjuar një praktikë të liderëve serbë në vitin 1998 që çonin delegacione në Kosovë kinse për zgjidhjen e të “gjitha problemeve”, në të cilat natyrisht nuk shfaqej pala kosovare. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Presidenti Zelenskiy i cili ka thënë se nuk shkon për bisedime në një vend i cili po merr pjesë në agresion, shkruan Gazeta Express.

Duke provuar sadopak të largojë sytë e botës nga mësymja e trupave ruse ndaj një vendi sovran, Ukraina, Vladimir Putin të dielën është përpjekur të bëjë një manovër duke e dërguar një delegacion në Bjellorusi për bisedime me palën ruse.

Nëpërmjet mediave ruse dhe zëdhënësit të tij Dmitry Peskov, ai çoi lajmin në botë se delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit, u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, raporton The Guardian.

Sipas tij, delegacioni përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha se kishte përgatitur gjithçka të nevojshme për takimin dhe tani ishte e angazhuar në zgjidhjen e çështjeve të protokollit.

Por, natyrisht, pjesë e këtij cirku nuk u bë Presidenti Zelenskiy që më mirë se çdokush e di se Bjellorusia është oborr i Putinit nga ku po kryhet agresioni ndaj Ukrainës.

“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga Bjellorusia, ne mund të bisedonim në Minsk. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve. Jemi të hapur për bisedime nga çdo qytet tjetër, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha presidenti ukraians.

Por, kjo tentativë e Putinit i cili sot u shfaq në një adresim televiziv duke tentuar të ngris moralin e ushtrisë pushtuse ruse, duket e njohur.

Të njëjtën e ka aplikuar pala serbe në Kosovë gjatë vitit 1998 kur dërgonte delegacione në Prishtinë për të zgjidhur “të gjitha problemet në krahinë”. Me instruksione të Sllobodan Milosheviq, këtë e kishte bërë Presidenti i Republikës së Serbisë Milan Milutinoviq i cili në mesin e nëntorit të vitit 1998 e kishte ftuar palën kosovare që të dialogojë. Asokohe, delegacioni serb në krye me Zëvendëskryeministrin e Serbisë Ratko Markovic shfaqej në objektin ku ishte e vendosur administrata e dhunshme e “ekzekutivit krahinor” duke pritur palën kosovare për të biseduar pa ndërmjetësim ndërkombëtare, por natyrisht liderët kosovarë të kohës nuk shkonin në cirqe të tilla, të cilat Serbia i organizonte me të vetmin qëllim për t’i çuar porosi bashkësisë ndërkombëtare se ajo është për dialog por këtë nuk po e duan “separatistë shqiptarë”. /Gazeta Express/

*Në fotografi: Ish -Presidenti i Serbisë Milan Milutinoviq dhe Ratko Markoviq Zevendëskryeministër në Qeverinë e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img