0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky jep lajmin e mirë rreth sanksionit që pritet ta gjunjëzojë Putinin

Një prej sanksioneve që pritet ta godasë keq ekonominë ruse dhe Putinin, pritet të jetë largimi i Rusisë nga platforma SWIFT. 

Presidenti ukrainas, Zelensky, ndërkohë thotë se gjatë një bisede që ka pasur me kryeministrin e Italisë, ky i fundit ka përkrahur idenë për largimin e Rusisë nga SWIFT.

“Ky është një fillim i ri në historinë e shteteve tona. Mario Draghi në një bisedë telefonike ka mbështetur heqjen e Rusisë nga SWIFT”, ka shkruar Zelenksy. 

Ndërkohë thotë Draghi i ka ofruar edhe përkrahje për mbrojtje. 

“Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”, ka shkruar presidenti ukrainas. 

Derisa kryediplomati ukrainas Kuleba thotë se ka biseduar me homologun nga Qipro dhe ka marrë qëndrimin e tyre se ata s’do ta bllokojnë procesin e largimit të Rusisë nga SWIFT.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img