15.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Po shkojmë me PDK-në se mu kanë lodh mashqit – shpërthejnë të qeshurat në Kuvend pas tregimit të Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar periudhën kur u pati formuar VLAN-i në vjeshtën e vitit 2014.

Kurti para deputetëve në Kuvend tha se e mban mend mirë takimin me Haradinajn, kur e pati pyetur pse po shkon pas PDK-së dhe po e rrënon VLAN-in.

“Të mos harrojmë që ne njihemi kaherë, unë e mbaj mend mirë edhe bashkëpunimin tonë, bashkëpunimi i parë ka qenë në kuadër të VLAN-it, vjeshta e vitit 2014, në atë bashkëpunim kollapsoi bashkëpunimi sepse Haradinaj dhe ish-kryetari i LDK-së bënin gara cili po shkon më përpara me PDK-në dhe u prish VLAN-i. Jo vetëm kaq, e mbaj mend mirë takimin me Haradinajn dhe e pyeta pse po shkon me PDK-në dhe pse po na e rrënon VLAN-in. Përgjigja e tij ka qenë kjo: Mu kanë lodh mashqit”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img