-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-Qeverisë Kurti: Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se opozita e as Qeveria nuk po bashkëpunojnë me opozitën për tema të interesit të mëdha.

Ai tha se kjo qeverisje është duke i shkaktuar humbje Kosovës.

”Sa herë që Qeverisë sonë dhe Lëvizjes Vetëvendosje u kemi ofruar ndihmë për zgjidhje në tema të rëndësishme, për fat të keq këta njerëz e kanë bërë të kundërtën dhe kanë vazhduar me dëmtu dhe me i shkaktu humbje Kosovës, që kanë kundërshtuar zgjedhjet në energji të propozuara për Kosovën”, deklaroi ai në seancën ku po diskutohet për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmendi edhe refuzimin e gazsjellësit amerikan nga ana e Kosovës.

“Janë po këta të meqmit që kanë thënë se po vjen megavati shtrenjtë. Kur i është propozuar Kosovës gazsjellësi amerikan nga Shkupi janë këta teknik që i kanë marr digitronat me kallxu që është shtrenjtë. Me i pyet këta teknikët e sodit kush është duke ia ruajtur kufirin me Serbinë. Ta merr digitronin Amerika dhe të ju tregojë juve teknikëve se sa kushton mbrojtja e Kosovës”, tha më tutje Haradinaj.

Lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj tha se VV-ja ka përfunduar në dialog teknik, ndonëse për një kohë të gjatë janë ankuar pikërisht për këtë çështje.

“Deri kur ju që jeni duke u përballur, edhe kryeministri që s’paska ardh sot ktu se e ka agjendën ‘busy’, edhe noterja e tij presidentja, edhe ky noteri tjetër që rrinë këtu ky Konjufca. Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend. Është e pabesueshme që sot vjen ky tekniku prej Brukselit, pas gjithë atyre viteve që jeni ankuar se është dialog teknik, teknik, është e pabesueshme se si keni përfunduar ju si VV në dialog teknik”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img