15.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Siguria e Kosovës pas ngjarjeve në Ukrainë, Kurti bashkë me Sveçlën e Mehajn takojnë komandantin e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë pritur sot në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári, shkruan Gazeta Express.

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit është konfirmuar se Kurti i ka shprehur mirënjohjen në emër të qytetarëve të Kosovës për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. Ai rikonfirmoi përkushtimin për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë.

Ai poashtu e ka njoftuar komandantin e KFOR-it edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të mbajtur mbrëmë, pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kajar është njoftuar nga Kurti edhe për konkluzionet nga kjo mbledhje lidhur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin sa më të ngushtë me NATO-n, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Në këtë takim u ritheksua gatishmëria e Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet më tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img