8.1 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”: Vdesin një burrë dhe një grua, lëndohen dy fëmijë

Një aksident me fatalitet ndërmjet dy veturave ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka lënë të vdekur dy persona.

Lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë, të cilët kanë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njëri nga fëmijët ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/ Autostrada, Ibrahim Rugova (NN) 23.02.2022 – 22:40. Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img