0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Konfiskohen mbi 83 kilogramë heroinë, Sveçla thotë se janë arrestuar dy persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas një aksioni të Doganës, Policisë dhe Prokurorisë janë konfiskuar 83.5 kilogram heroinë dhe janë arrestuar siç ka thënë ai dy persona.

Sveçla thotë se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.
Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ministri nuk ka dhënë detaje tjera rreth aksionit.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media në Terminalin Doganor në Han të Elezit.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img