0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiqit i pengon kthimi masiv nëpër shtëpi i kosovarëve më 1999: U kthyen më shumë se që ishin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, që po qëndron në Principatën e Monakos,  ka folur për rastin e Ukrainës, shkeljen e të drejtës ndërkombëtare nga Rusia duke e ndërlidhur këtë me rastin e Kosovës.

Serbia tash e 23 vjet insiston që bashkësia ndërkombëtare me ndërhyrjen e saj e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, në këtë prizëm e sheh edhe shkëputjen e Kosovës dhe pavarësimin e saj, pavarësisht brutalitetit të Beogradit ndaj kosovarëve.

Vuçiq ka shfrytëzuar rastin ta akuzojë Perëndimin që po thotë se Putin ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me këtë rast ai ka përmendur edhe diçka që e ka bluar në mendje gjatë.  Ai ka përmendur edhe kthimin e kosovarëve, pas marrëveshjes së Kumanovës, që sipas tij janë kthyer më shumë se sa që kanë qenë në Kosovë,

“Tash në Perëndim e kanë gojën plotë me respektim të drejtës ndërkombëtare, e kur i pyesni për Kosovën, ata thonë se e ndaluan gjenocidin, e kur i pyet cilin gjenocid, thonë se e ndaluan katastrofën humanitare, sepse njerëzit iknin nga Kosova. Çfarë katastrofe humanitare, kur Kosova një muaj pas marrëveshjes së Kumanovës kishte më shumë banorë se më parë” ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se nuk ka asnjë përgjigje në këtë pyetje. Sipas tij, Macron i ka thënë atij se ka të drejtë për të gjitha këto çështje por se realiteti politik është ndryshe.

“Atë që ne jemi të vegjël, e disa tjerë të mëdhenj mund ta pranojë si argument, por të pranojë se keni të drejtë në këtë nuk mund të më bindni” ka thënë ai.

Sipas tij, në rastin e Serbisë ka dominuar politika e të fortit.

“Ne si të vegjël duhet të fshihemi nën gurë, të gjithë e dinë se principet tona janë të vërteta, e jo sipas nevojës”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img