“Miliona marka, franga, dollarë e monedha të tjera prej gjithandej nga jetonin shqiptarët u tjetërsuan, derisa akuzat hedhen poshtë e lartë kryesisht mes partive që njihen si krahu i luftës konkretisht themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, këtë deklaratë Krasniqi e ka quajtur zbulim të ri pas 18 vjetësh të Ramiz Lladrovcit.
Tutje, Krasniqi ka akuzuar Lladrovcin se që nga paslufta i ka shantazhuar krerët e PDK-së me audio incizimin me zërin e Adem Jasharit.
Kohavisioni ka kontaktuar akterët e përplasjes verbale mes Llavdrocit e Krasniqit, por derisa ky i fundit nuk është përgjigjur, kryetari i ri i Drenasit ka thënë se tash e tutje nuk do të flasë më për media, por mendimet e tij do t’i shprehë përmes rrjeteve sociale.
Në fakt, lufta verbale nëpërmjet facebook-ut e Ramiz Lladrovcit ka nisur menjëherë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Vazhdojnë përplasjet verbale për paratë e mbledhura në emër të UÇK-së (Video)
Fati i parave të mbledhura në emër të luftës së UÇK-së vazhdon të mbetet mister i pazgjidhur dhe të trazojë skenën politike para çdo zhvillimi të ri, raporton KTV.