-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Borrell i dërgon mesazh Rusisë pas njohjeve: BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet e vendosmëri

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, territore brenda Ukrainës.

Borrell ka paralajmëruar reagim nga BE-ja dhe partnerët e saj ndaj kësaj lëvizje të Rusisë që shkel hapur të drejtën ndërkombëtare. Ai ka shtuar se kjo cënon hapur Marrëveshjet e Minskut mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, ka thënë Borrell.

“BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet, vendosmëri dhe në solidaritet me Ukrainën”, shtoi ai.

Rusia ka njohur pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, dy rajone në lindje të Ukrainës, një pjesë e të cilave kontrollohet nga forca pro-ruse të përkrahura nga shteti rus. Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duke i njohur ato si shteteve të pavarura. Këtë ai e bëri në një paraqitje të drejtpërdrejt televizive.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img