-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Latifi tregon pse Shaban Polluzha e kapi pushkën kundër partizanëve

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur rreth Shaban Polluzhës dhe luftës së tij kundër partizanëve.

“Sipas krejt parametrave, sipas të gjitha dëshmive, sipas atyre që deri më tani i kemi në dispozicion, kryengritja e Shaban Polluzhës që ka ndodh gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 1945, në thelbin e saj ka qenë një revoltë pothuajse spontane kundër terrorit të cilin po e zbatonin brigadat partizane gjatë periudhës kur po e merrnin nën kontroll Kosovën. Pra, një organizim pothuajse spontan”, thotë Latifi në emisionin “Pressing” në T7.

“Njerëzit në frikë e sipër (nga ekzekutimet masive të partizanëve) shkojnë edhe fillojnë me u grumbulluar afër Shaban Polluzhës i cili në atë kohë ishte i demobilizuar”, shton ai.

“Brenda 2-3 ditëve grumbullohen rreth 850 njerëz rreth Kullës së Shaban Polluzhës. Me ata njerëz ai niset në drejtim të Skenderajt dhe bllokon këtë zonën ku ka qenë qendra e shtabit të Zufer Musiqit. Menjëherë lajmi arrin në Prishtinë, është një situatë e tensionuar. Shaban Polluzha urdhëron menjëherë me i liruar të burgosurit që kanë qenë aty, dhe prej Mitrovicës vijnë pastaj Ali Shukriu e disa të tjerë dhe pastaj fillojnë negociatat”, tregon Latifi.

“Shaban Polluzha s’ka pasur ndonjë konflikt me partizanët. Në këtë periudhë, Shaban Polluzha, thjesht është një prej komandantëve të forcave vullnetare të cilët kanë marrë armët thjesht dhe vetëm me mbrojt”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img