-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dramë në LDK – Shpërthejnë telashet e brendshme, Gazmend Muhaxheri akuzohet për falsifikim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri po akuzohet për falsifikim të vendimit për përzgjedhjen e komisionit që do të udhëheq me procesin zgjedhor në Komunën e Obiliqit.

Këto akuza janë ngritur nga kryetari aktual i LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi.

Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, është shprehur se së bashku kishin vendosur për anëtarët e komisionit dhe vetëm më pas emrat janë ndryshuar.

“Sot na erdhi vendimi i shkruar nga i njëjti duke ndërruar e falsifikuar në tërësi përbërjen e komisionit”, ka shkruar Krasniqi.

Madje për këtë ndryshim ai thotë se kanë tentuar ta kontaktojnë Muhaxhirin por ky i fundit nuk i’ua ka hap telefonin. Si përfundim është shprehur që si degë nuk do ta pranojnë këtë vendim.

Ndërkohë i bën thirrje edhe kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku që të ndërmarrë hapa.

“…dhe i bëjë thirrje Kryetarit Lumir Abdixhiku që ta anulojë këtë vendim të falsifikuar e kontrabanduar dhe të përcaktojë dikend tjetër nga kryesia me u marr me procesin në Obiliq”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë i Mehmetit pa ndërhyrje:

Për anëtarët e LDK-së dhe opinionin publik

Informatë nga kryesia e degës së LDK-së në Obiliq

Pardje në kryesinë e degës sonë kishim në takim pune Nenkryetarin e LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe Sekretarin Imri Ahmeti.

Pas shumë diskutimeve përmbajtësore kah fundi i takimit, G.Muhaxheri nxori në dritë përcaktimin e tij që komisioni që do të udhëheq procesin zgjedhor në përgjithësi në Obiliq të përbëhet nga:

Kryetarja e FG-së G.Aliu

Kryetari në detyrë i FR L.Simnica

Anetarët kryesisë V.Aliu, H.Raqi apo A.Preniqi

Sot na erdhi Vendimi i shkruar nga i njëjti duke ndërruar e falsifikuar në tërsi përbërjen e komisionit.

Tre (3 )të parët të emëruar në këtë Vendim nuk ishin fare pjesë e mbledhjes dhe opinioni e din që dy prej tyre në rundin e parë të zgjedhjeve punuan kundër LDK-së dhe kandidatit të saj;ndërsa i katerti(4) A.B. nuk është në asnjë cilësi anëtar i LDK-së ,përkundrazi është militant i IQ-së dhe drejtor komunal në mandatet e XH.G.

E kot ishte përpjekja e kryetarit të degës sonë sot që të kontaktojë zotriun që ka falsifikuar Vendimin G.Muhaxheri i cili asesi nuk e hapte telefonin sigurisht i ndjerë ngushtë nga manipulimi që ka bërë ndoshta edhe i shtyrë nga dikush tjetër.

Sidoqofte, LDK-ja në Obiliq e hedh poshtë këtë Vendim të falsifikuar e të pa mbështetur në asnjë normë statutare të LDK-së, sikur që konstaton që i tërë ky proces ka filluar të zhvillohet në kundërshtim të plotë me aktet normative të partisë dhe i bënë thirrje Kryetarit Lumir Abdixhiku që ta anulojë këtë Vendim të falsifikuar e kontrabanduar dhe të përcaktojë dikend tjetër nga kryesia me u marr me procesin në Obiliq.
E ftojmë elektoratin tonë ta ken besimin e plotë te kryesia dhe strukturat legjitime të degës dhe të pregaditen edhe njëherë t’i japin përgjigjen meritore ardhacakve-muhaxhirëve politik sikur që ka dit t’ua tregojë vendin profiterëve e mercenarëve politik që në çdo zgjedhje janë munduar më kot ta grabisin e vjedhin shtëpinë tonë LDK-në që e kemi ndërtuar e kultivuar me mund,djersë,dije…

Këtu jemi e do të jemi den babadem.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img