6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takoi Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë: Ndarja dhe copëzimi s’duhet të fitojnë mbi unitetin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherëministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi në Munich Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, tranmseton Insajderi.

Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.
Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë
gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Kurti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e
Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img