-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Sveçla: Heqja e flamujve të Turqisë nga shtyllat dëmton vlerat tona si shtet tolerant

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka dënuar dhe e ka quajtur si të papranueshëm aktin e të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e Turqisë nga shtyllat në Prizren.

Ai ka thënë se të arrestuarit do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar.

Sveçla më tej ka theksuar se veprime të tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike.

“I papranueshëm veprimi i disa të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e shtetit turk nga shtyllat në qytetin e Prizrenit. Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njejtit të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar. Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike”, ka shkruar Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img