2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Feliksat” e Hamburgut: Flet për herë të parë Qazim Osmani për arrestimin e vëllaut të tij

Biznesmeni kosovar që u arrestua para pak ditësh për kontrabandë me kokainë, Bashkim Osmani, ka bërë bujë në mediat e huaja e veçanërisht në ato serbe.

Qazimi ka konfirmuar se vëllai i tij është arrestuar, por ka treguar edhe se babai i tij ka vdekur gjashtë vite më parë.

“Sinqerisht, nuk është se po e mbroj vëllain , por ato media kanë shkruar budallallëqe të mëdha. Po e shoh se ky është lajmi kryesorë në të gjitha gazetat. Janë intriga të pastra këto. Së pari jua them se babai im, fatkeqësisht, tash ka 6 vite nuk është gjallë. Si mund ta arrestonin pra? Ne jemi familje e ndershme që punojnë nga mëngjesi deri nesër. Ky montim do të harrohet pas dy ditësh. E njoh shumë mirë vëllain tim dhe ai së shpejti do të jetë në liri. E gjitha kjo është udhëzuar nga ana e një prokurori të caktuar, nuk mund tani t’ua shpjegoj si funksionojnë këto në Gjermani e vendet tjera. Të gjithë punojnë me të njëjtin parim dhe tani i erdhi radha familjes time ta godasin. Juve ju përgjigja nga respekti që kam dhe kjo është e gjitha që kam për të thënë për këtë rast” ka thënë Qazimi për gazetën serbe Kurir, transmeton Gazeta Metro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img