2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbështetja financiare për qytetarët, Murati: Kosova mund të krahasohet me Francën dhe Austrinë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është lavdëruar për masat që i ka ndërmarr qeveria muajt e fundit për t’u përballur me krizën nëpër të cilën po kalon vendi. Madje, ai ka thënë se me nivelin e mbështetjes për qytetarët Kosova mund të krahasohet edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht si Franca e Austria.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “pas rihapjes së ekonomive, konsumi global është rritur shumë më shpejtë sesa që kapacitetet prodhuese e logjistike mund ta përballojnë. Kjo gjë ka shkaktuar rritje të çmimeve anekënd globit, dhe ka vënë në vështirësi të gjitha shtetet e qeveritë”.

“Pasojat e kësaj krize globale, krahas shumë shteteve më të forta ekonomikisht, po i vuajmë edhe ne. Në mungesë të mundësisë për të ushtruar politika monetare, si qeveri, na mbetet që përmes politikave fiskale të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë për t’u përballur me këtë krizë, dhe njëkohësisht të mos shkaktojmë presione tjera inflacionare”, ka shkruar Murati, përcjell Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “pa llogaritur masat tjera të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për t’u përgjigjur drejtpërdrejtë ndaj rritjes së çmimeve, kemi ndërmarr masat si në vijim: Dyfishimin e shumës së asistencës sociale për muajt nëntor e dhjetor, si dhe vazhdimin e mbështetjes shtesë për 26 mijë familje për tërë vitin 2022. Mbështetjen e 300 mijë pensionmarrësve me një pagesë të njëhershme prej 100 euro për muajin nëntor. Masë të ngjashme kishte ndërmarrë edhe Franca, duke mbështetur familjet e varfra me nga 100 euro, pagesë e njëhershme. Rritjen me 11% për pensionet bazike dhe me 33% për personat me aftësi të kufizuar, përkatësisht, për 170 mijë pensionmarrës. Mbrojtjen e 600 mijë amvisërive nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, duke ndarë 120 milionë euro nga buxheti. Që mesatarisht i bie se secila amvisëri është mbështetur me 200 euro për të mos lejuar rritjen e papërballueshme të çmimit”.

“Sa për krahasim, Austria ka ndarë nga 150 euro për familje pagesë e njëhershme, për t’i ndihmuar ta përballojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike”,  ka thënë Murati.

Ai ka thënë se “në total, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve kemi ndarë rreth 190 milionë euro, vetëm në 4 muajt e fundit. Dhe do të vazhdojmë mbështetjen ndaj qytetarëve sepse kjo qeveri është në anën e qytetarëve”.

“Madje, me nivelin e mbështetjes mund të krahasohemi edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht si Franca e Austria. Por nëse i pyet opozitën, ata do të thonë se qeveria nuk po bën asgjë. Madje, edhe fajin për rritjen globale të çmimeve tentojnë t’ia mveshin kësaj qeverie. Por, se si do të kishin qeverisur ata, mjafton të shikohen statistikat e inflacionit”.

“Përkundër kritikave e përshtypjes së krijuar, viti 2021 mezi arrin të futet në vendin e pestë, nëse i krahasojmë vitet me nivelin më të lartë të inflacionit mesatar vjetor. Të dhënat janë marrë nga ASK”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img