20.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Ushtarët amerikanë vëzhgojnë nga Jarinja kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

KFOR-i përmes faqes zyrtare ka njoftuar se ushtarët amerikanë të njësitit “Alfa”, janë vendosur sot në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, afër fshatit Jarinje.

Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, gjatë kësaj vizite janë marrë informacione, mbi të cilat komandantët e Komandës Rajonale Lindore do të marrin vendimet dhe do t’i bëjnë planet e ardhshme.

“Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupës Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit Malor patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje.

Mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img