18.4 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Me ngritjen e flamurit nisin aktivitetet për shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë

Për nder të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sot që nga ora 08:00 e mëngjesit është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës, kështu që nisin edhe aktivitet për shënimin të shënuar këtë ditë.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe  komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Në nder të 14-vjetorit të pavarësisë janë organizuar një sërë aktivitetesh ku në orën 09:00 krerët shtetëror do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, pastaj tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, veprimtarit, Adem Demaçi.

Në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë solemne për nder të ditëlindjes së 14 të pavarësisë së Kosovës.

E në orën 12:00 në sheshin “Nënë Terëza” do të bëhet parakalimi  i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img