1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kalojnë rekomandimet e PDK-LDK, por jo ato të VV-së për rastin e Astrit Deharit

Në seancën e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit, me iniciativën e PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është votuar rekomandimi, ku familjes Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron.
Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.
Vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar këtë rekomandim të PDK-së. Rekomandimet e PDK-së janë votuar me 49 vota për, 13 abstenim.
Ndërsa projekt rezulutura e propozuar nga VV ka marr 20 vota për, 17 kundër.
Ky është projekt rekomandimi i PDK-së:
R E K O M A N D I M

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës dhe vlerave kushtetuese të Republikës së Kosovës edhe një herë shpreh përkushtimin e vet, që në Republikën e Kosovës të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe që secili individ të gëzojë të drejtën për jetë.
  2. Vdekja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, e cila ka sjellë reagime deri në politizim të skajshëm, duhet të zbardhet në mënyrë transparente dhe të mos i lihet hapësirë manipulimeve politike.
  3. Kuvendi fton të gjitha institucionet përgjegjëse që t’i marrin masat e duhura, në kuadër të kompetencave ligjore dhe të mos lënë asnjë pikë dyshimi në këtë rast.
  4. Familja Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron. Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img