14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mediat në Serbi e quajnë skandaloze këngën e saj për UÇK-në, reagon Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re me titull “Komandant”.

Kënga me motive patriotike është pritur mirë nga fansat dhe është publikuar në kuadër të festimeve të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo “Komandant” duket se nuk është pritur mirë në shtetin fqinj, pasi ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Disa prej mediave kanë raportuar mbi projektin e ri muzikor të Leonorës, duke e quajtur skandaloze faktin se si ajo shfaqet me emblemën e UÇK-së në klip.

“Skandal! Këngëtarja shqiptare vë kapelën me logon e UCK-së dhe këndon në lavdi të terroristëve të UCK-së”, lexonte titulli i publikuar në sektorin e politikës të mediumit serb Pink.Rs.

Me të parë atë se që është shkruar, këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj, ka publikuar në InsatStory një imazh të artikullit, teksa ka hedhur poshtë titullin që i është vënë.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

“Skandal jo, po krenari. Terroristë jo, po çlirimtarë”, ka shkruar Jakupi në reagimin e saj.

Njashtu dhe mikja e saj e mirë, deputetja Ganimete Musliu, publikoi në InstaStory një sërë titujsh të mediave në Serbi, duke shkruar në mbishkrimin e postimit: “Leonorra Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën ‘Komandant’”. /Telegrafi/

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img